Republika e Kosoves

Prizren

Komuna mbështet komunikimin ndër-etnik, social e kulturor, në nivel lokal

2022/09/23 - 6:19

Projekti i ri i Autostrada Biennale titulluar “Hapësirat e Përbashkëta” e cila mbështetet nga Ambasada e Amerikane, në kuadër të projektit “Komisioni për Demokraci”, dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit u lansua sot.

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi marrëveshjen së bashku me përfaqësuesen e Ambasadës Amerikanë në Kosovë, Kelsey De Rinaldis dhe Leutrim Fishekqiun – Bashkëthemelues i Autostrada Biennale.

Si vazhdimësi e programit të edukimit dhe prodhimit të Autostrada Hangar në ITP Prizren, ky projekt do të shërbejë si vend takim për të rinjtë dhe komunitetet e ndryshme, ku do të kenë mundesi të kultivojnë komunikimin ndër-etnik mbi çështjet sociale, kulturore, ekonomike ose mjedisore në nivel lokal.

Me këtë rast, të rinjtë do të bëhen pjesë e dizajnimit dhe krijimit të hapësirave të përbashkëta, në mënyrë që të bëhen pjesë e zhvillimit, për të sjellë diskutime dhe ndryshime pozitive.

Hapësira me dy studiot e saj të “Autostrada Biennale”, punëtorinë e dizajnit industrial dhe laboratorin teknologjik, përmes programit të saj të edukimit, do të angazhoj ekspertë në fushat që vepron dhe do të ketë një ndikim afatgjatë tek të rinjtë për profesionet e së ardhmes në lidhje me artin, teknologjinë dhe inovacionin.