Republika e Kosoves

Prizren

Komuna mbeshtetë festivalin “Hasi Jehon 2022”

2022/05/06 - 5:28

Në Gjonaj të Hasit, në Kodrën e Pajtimit, ka filluar edicioni i 33 I Festivalit “Hasi Jehon”. Festivali nisi me ekspozitën e prodhimeve të bukës. Mikpritësi ShKA “Malësori” e hapi mbrëmjen e parë ndërsa Shoqëritë Kulturore Artistike Çeta e Profetëve, Deçani nga Deçani dhe Katarina Josip inga Zymi u paraqitën me programet e tyre.

Adem Morina, drejtor i Kulturës Rinisë dhe Sportit pasi i përshëndeti të pranishmit ,uroi edicionin e 33 të Festivalit “Hasi Jehon” dhe në fjalën e rastit u shpreh se festivali “Hasi Jehon” na ka munguar qe dy vite, në kohën e pandemisë, kështu që erdhi viti 2022 që Hasi dhe jo vetëm Hasi, por të gjitha trevat shqiptare, ta kemi një festival mbarëkombëtar. Ne si Drejtori e Kulturës jemi pranë Festivalit “Hasi Jehon dhe të gjitha festivaleve tjera që promovojnë vlerat kulturore, të trashëgimisë, kështu që e përgëzoj drejtorin e Festivalit dhe ju urojmë suksese të gjitha grupeve arstistike”