Republika e Kosoves

Prizren

Komuna me kujdes do dëgjoj kërkesat dhe shqetësimet eventuale te pensionisteve

2018/07/05 - 11:29

Në takimin tradicional të pensionistëve të rajonit të Prizrenit, të organizuar nga Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (OKPIP), ishte prezent edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj.

Nënkreytari Memaj në fjalimin drejtuar pensionistëve, shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit shumëvjeçar të tyre, duke bërë të ditur se Komuna e Prizrenit do të qëndrojë sa më afër kërkesave dhe shqetësimeve të tyre.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Organizatës së Pensionistëve në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it turk dhe përfaqësues të institucioneve të tjera nga rajoni