Republika e Kosoves

Prizren

Komuna më shumë aktivitete kulturore, shkencore, artistike e panaire po shënon përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

2021/06/10 - 8:12

Në kuadër të aktivitete që po i realizojmë për nder të 143 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot kisha kënaqësinë ta vizitoj panairin e librit “Qershori 21”, që po mbahet në Sheshin e Lidhjes.
Ky panair, ku po ekspozohen libra të autorëve nga gjithë trojet shqiptare, do të jetë i hapur për adhuruesit e leximit, deri më 12 qershor.
Më pas, vizituam shtëpinë e Jahir Efendi Hasanit, ku është duke u mbajtur ekspozita e profesor Sali Krasniqit, “Si u vra kodi etik i Hipokratit”, ku po ekspozohen rreth 250 fotografi që i dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë.
Aktivitetet e ditës së parë do të përfundojnë me mbajtjen e koncertit “Tingujt Frymor – Wind Ensemble”, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit.
Aktivitetet e Komunës së Prizrenit për “Festat e Qershorit” do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, deri më 12 qershor