Republika e Kosoves

Prizren

Komuna ndalon ekskurzionet që nuk kanë karakter edukativ-mësimor

2019/02/08 - 8:46

jatë ditës së djeshme (07.02.2019) Drejtoria Komunale e Arsimit është njohtuar se individë dhe organizata të panjohura po planifikojnë ekskurzione të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në këtë fundjavë (09.02.2019), ngjajshëm si me atë të datës 22.12.2018 kur u organizua shkuarja për në Brezovicë.
Për të parandaluar pjesëmarrjen e nxënësve në këto organizime, drejtori Skender Susuri ka bashkbiseduar me drejtorët e të gjitha shkollave duke dalur me një përfundim të përbashkët:
që secili drejtor i shkollës të mbajë mbledhje me këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve për t’i njoftuar ata se këto organizime janë të paligjshme  dhe nuk do të kenë mbështetjen e drejtorëve, mësimdhënësve të shkollave dhe DKA-së.
Drejtoria Komunale për Arsim, njofton prindërit se organizime të këtilla nuk kanë karakter edukativ, janë të paorganizuara dhe shumë të pasigurta për nxënësit tanë, andaj apelon te prindërit që të bojkojnë pjesëmarrjen në këtë ekskurzion.