Republika e Kosoves

Prizren

Komuna ndanë mirënjohje për gratë veterane të luftës me rastin e Ditës së Dëshmorëve

2020/09/14 - 8:01

Nën patronatin e kryetarit Mytaher Haskuka, nesër, më 15 shtator (e martë) Komuna e Prizrenit organizon aktivitete me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren.

Axhenda e aktiviteteve:

10:00 – Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:40 – Homazhe pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit të Prizrenit

11:00 – Shpërndarja e mirënjohjeve për gratë veterane të luftës (në hapësirat e Lidhjes së Prizrenit)

12:30 – Përurimi i rifillimit të punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj” (në fshatin Malësi e Re).