Republika e Kosoves

Prizren

Komuna ndanë mirënjohje për më të merituarit gjatë vitit 2020

2021/01/03 - 8:29

Pas prezantimit të raportit 1 vjeçar të Komunës së Prizrenit, sot në seancën solemne të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka ndarë mirënjohje dhe çmime për ata të cilët e dhanë maksimumin e tyre në fushat e sportit, kulturës, arsimit, shëndetësisë, veprimtarisë humanitare, si dhe për kontribut të veçantë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2020.
Në këtë seancë ku morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekes Bali Muharremaj, kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, është shpallur “Qytetar Nderi i Prizrenit” për vitin 2020.
Ndërkaq, Post Mortum në emër të Komunës së Prizrenit, iu ndanë familjeve të punëtorëve të shëndetësisë, Policisë së Kosovës dhe të Komunës së Prizrenit, që humbën jetën në krye të detyrës:
– Sami Thaqi (Zyrtar i Policisë së Kosovës – Post Mortum),
– Dr . Lulzim Kolgjeraj (Post Mortum),
– Dr. Sedat Hoti (Post Mortum),
– Dr. Junis Nehbiu (Post Mortum),
– Dr. Nexhip Berisha (Post Mortum),
– Nait Babuna (Zyrtar i Komunës së Prizrenit – Post Mortum),
– Bashkim Qollopeku (Zyrtar i Komunës së Prizrenit – Post Mortum), dhe
– Zeqir Xhaferi (Zyrtar i Komunës së Prizrenit – Post Mortum)
Përveç mirënjohjeve dhe çmimeve të ndara, kryetari Haskuka në mënyrë të veçantë i falënderoi punonjësit e shëndetësisë, arsimit, inspektoratit, Policisë së Kosovës, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komunës, për performancën e tyre të jashtëzakonshme në drejtim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, sidomos në këtë situatë të vështirë të pandemisë.