Republika e Kosoves

Prizren

Komuna në debat publik draft rregulloren për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba

2018/06/07 - 3:02

Mbahet takimi informues për draft rregulloren për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale

Së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e grupeve të asamblistëve, u mbajt takimi informues për “Draft rregulloren për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale”.

Në këtë takim, Drejtori për Ekonomi dhe Financa, Ertan Simitçi dhe anëtarët e komisionit, dhanë sqarime për ndryshimet që do të bëhen në këtë rregullore, ndërsa më pas pati edhe diskutim dhe pyetje të shumta nga pjesëmarrësit e takimit.

Për këtë rregullore do të ketë edhe Debat Publik më 13 qershor, i cili do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.