Republika e Kosoves

Prizren

Komuna ofron falas shërbime më Ultrazë dhe Mamografinë kundër kancerit të gjirit

2021/09/30 - 3:44

Një tetori shënon  fillimin e fushatës ndërgjegjësuese të luftës kundër kancerit të gjirit, ku në gjithë botën manifestohet me  aktivitete të ndryshme, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të popullatës, në veçanti të gjinisë femërore për shtim të kujdesit për shëndetin e tyre. .

Këtë muaj institucionet e shumta nga fusha e shëndetit, bëhen pjesë e veprimeve, që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Komuna e Prizrenit   çdo vit  shpërndan informacione dhe mesazhe edukative  për rëndësinë e shëndetit të  gjirit dhe shtimit të  kujdesit për shëndetin  e femrave.

Gjithashtu me këtë rast ju njoftojmë  se përsëri  pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ofrohet falas shërbimi adekuat me aparatura të specializuara  të Ultrazërit dhe  Mamografi,  si dhe diagnostikimi bëhet nga mjekja  specialiste radiologe.

 

Kontrollimi dhe Diagnostikimi me kohë, do të thotë mundësi  me e madhe për  parandalim dhe  shërim.