Republika e Kosoves

Prizren

Komuna organizon Festivalin “Zambaku i Prizrenit” 2022

2022/04/29 - 4:27

”Zambaku i Prizrenit 2022” hap konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin 33-të festivalit.          Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës  së vjetër qytetare, nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion.

KONKURRENTËT DUHET TË DORZOJNË:

Bashkëngjitur me CD, Usb, krijuesit duhet të dorëzojnë edhe partiturën në format të printuar (melodi me akorde),tekstin,dhe të kënduar (demo)

CD-ja ose USB e kompletuar të dorëzohet me një zarf në adresën: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Prizrenit (në zarf të hapur me shifër, kurse në zarf të mbyllur jipen të dhënat për autorin e muzikës, të orkestruesit dhe të tekstit).

Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur nga Dt: 29.04.2022 deri më 06 06.2022

SHPËRBLIMET E FESTIVALIT:

Vendi i parë 1000 € (neto)

Vendi i dytë 700 €  (neto)

Vendi i tretë 500 € (neto)

Çmimi i publikut “Zambaku i Prizrenit” (për autorin e këngës) dhe 

Çmimi “Mikrofoni i Artë” (për interpretuesin e këngës) 500 € (neto)

Çmimi për tesktin më të mirë “Pena e artë” 100 € (neto)

Të gjitha çmimet në mënyrë të barabartë ndahen në mes të autorit dhe interpretuesit të këngës.

RREGULLAT E KONKURRIMIT

Kënga s’duhet të jetë e publikuar më parë, në të kundërtën eliminohet;

Një autor mund të konkurroj me më shumë këngë, mirëpo vetëm njëra pranohet;

Një orkestrues s’mund të ketë më së shumti dy orkestrime