Republika e Kosoves

Prizren

Komuna organizon forum për investime nga jashtë në komunën tonë

2019/06/13 - 4:02

Për herë të parë në Kosovë,  Komuna e Prizrenit në partneritet me Organizatën GERMIN, organizojnë një forum që ka për qëllim tërheqjen e investitorëve nga diaspora në nivelin lokal, si dhe krijimin e lidhjeve të reja tregtare për bizneset vendore.

“Forumi për Bashkë-Investime dhe Rrjetëzim”, që do të mbahet në data 5-7 korrik 2019, do të paraqesë para investitorëve potencial mundësi për investime në qytetin e Prizrenit, si dhe vizionin e Komunës së Prizrenit për zhvillim ekonomik dhe angazhim të diasporës.

Zhvillimi kërkon vullnet, angazhim por edhe partnerë, prandaj motoja e këtij forumi është “Bashkë-krijojmë të ardhmen e Prizrenit”. Ne po hapim për herë të parë në nivelin lokal, portën e bashkëpunimit me bizneset nga diaspora por edhe të huaja, duke u ofruar kështu një mundësi shumë të mirë edhe bizneseve vendore për të gjetur bashkëpunëtorë në tregjet e jashtme.

Ky forum përkrahet nga: Komuna e Prizrenit, dhe implementohet nga Organizata Germin, në partneritet me Shoqata Zejtare Afariste Prizren, ESNAF Prizren , KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung, Besa Foundation e.V.;  City HOTEL, Komot Chocolate , Unioni I Bizneseve Shqiptare-Gjermane ne Gjermani, RUMELİSİAD, PONTE COFFEE AND MORE, @Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) si dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Itali.