Republika e Kosoves

Prizren

Komuna përjetësisht nderon dëshmoret e kombit

2018/07/10 - 4:14

Sot, me rastin e 20 vjetorit të rënies së dy dëshmorëve të kombit, Albrim Zaim Fanaj (1978 –1998) dhe Ylber Zenel Fanaj (1979 –1998), janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Eshref Memaj, përfaqësues nga OVL e UÇK-së, zyrtarë të tjerë komunalë si dhe qytetarë të cilët nderuan dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për liri!