Republika e Kosoves

Prizren

Komuna përkrahë projektet e OJQ-ve me impakt publik e qytetar

2019/04/23 - 1:56

Organizata joqeveritare “Dezena”, e mbështetur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, sot ka prezentuar projektin “Arti i riciklimit” me fazën e tretë për mbrojtje të mjedisit.

I pranishëm me rastin e prezentimit të projektit ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, i cili falenderoi përfaqësuesit e organizatës për iniciativën e tyre dhe konfirmoi se Komuna do të jetë përkrahëse gjithmonë ndaj projekteve që janë në dobi të qytetarëve dhe mjedisit ku jetojmë.

Pas prezentimit të projektit, pjesëmarrësit u nisën drejt Marashit me qëllim të pastrimit të ambientit dhe shpërndarjes së fletushkave vetëdijësuese.