Republika e Kosoves

Prizren

Komuna përkujton masakren e Tusuzit

2020/05/27 - 8:33

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 21 vjetorit të masakrës së Tusuzit, që njihet si ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit gjatë luftës së fundit.

Aktiviteti përkujtimor i kësaj ngjarjeje u limitua vetëm me familjarët e martirëve, për shkak të situatës pandemike.

Kryetari Haskuka me këtë rast kërkoi drejtësi duke shtuar se edhe pse për këtë masakër ka pasur shumë dëshmitarë dhe dihen ata që i kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, 21 vite më vonë ende asnjë nga kriminelët nuk është përndjekur nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

Në masakrën e Tusuzit u vranë 27 martirë dhe u dogjën mbi 200 shtëpi nga kjo lagje.

Lavdi për të gjithë ata që u flijuan për liri!