Republika e Kosoves

Prizren

Komuna planifikon shkollimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga mosha tri vjeçare

2019/01/04 - 8:07

Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me shoqatën Down Syndrome Kosova me qendër në Prizren, është duke e zhvilluar databazën e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga mosha 3 deri në 5 vjeç, të cilët jetojnë në Komunën e Prizrenit.
Kjo databazë po krijohet me qëllim të planifikimit sa më të mirë të shërbimeve për këta fëmijë, duke filluar nga e drejta për shkollim. Për këtë arsye, i ftojmë të gjithë prindërit, por edhe personat e tjerë që njohin fëmijë me aftësi të kufizuara nga mosha 3 deri në 5 vjeç, të na njoftojnë përmes numri të telefonit: 044/190-198 ose në email adresën mimoza.rogova@downsyndromekosova.com
Deri tani, janë grumbulluar informata për një numër të konsiderueshëm të fëmijëve nga burime të ndryshme, përfshirë edhe institucionet para-shkollore, qendra shëndetësore, si dhe shoqatat të cilat merren me persona me aftësisë të kufizuar.