Republika e Kosoves

Prizren

Komuna realizon projektin e ndriçimit publik të teknologjisë LED në fshatin Lubizhdë

2020/10/13 - 3:44

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, gjatë ditës së sotme kanë marrë pjesë në përurimin e projektit, “Ndriçimi Publik i Fshatrave me Komunitete”, i cili është investim nga KFOR-i italian në Kosovë.

Projekti përfshin ndriçimin publik të fshatit Lubizhdë me 14 lamba të teknologjisë LED dhe me mundësi menaxhimi nga distanca.

Në këtë rast, nënkryetari Shehu dhe drejtori Krasniqi, falënderuan KFOR-in italian për investimin e bërë dhe shprehën gatishmërinë e Komunës së Prizrenit për bashkëpunim të mëtutjeshëm me të gjitha subjektet e KFOR-it.

Ndërsa komandanti i Komandës Regjionale – Perëndim, Koloneli Gianluca Figus, deklaroi se KFOR-i italian do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit për të vazhduar investimet edhe në projekte tjera.