Republika e Kosoves

Prizren

Komuna rritë kapacitetet turistike edhe në zona rurale

2020/06/21 - 11:59

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetaren për komunitete, Memnuna Ajdini dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, sot kanë përuruar hapësirën e re për piknik në afërsi të fshatit Jabllanicë.
Me investimet e realizuara nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, kjo hapësirë është rregulluar me ulëse, tavolina, strehë, çezme, kënd të lojërave për fëmijë dhe shtim të hapësirave gjelbëruese me fidane të reja.
Me anë të këtij projekti, qytetit të Prizrenit i shtohet edhe një destinacion i ri në kuadër të turizmit malor.