Republika e Kosoves

Prizren

Komuna siguron hapësirë reklamuese për biznese në panairin nderkombëtar të turizmit

2019/02/04 - 8:55

Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) njofton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në edicionin e 3-të të “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik” i cili do të mbahet në mes të datave 5-6 prill 2019 në Tiranë, se tenda do të sigurohet nga ana e DTZHE-së (maksimum për 4 kompani), ndërkaq shpenzimet tjera do të bëhen me vetfinancim.

Në panair do të marrin pjesë pjesëmarrësit nga vende të ndryshme si: Kosova, Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj, të cilët do të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori të ndryshme të kesaj industrie si: Destinacionet, Akomodimi (hotele/ vila/ resorte), Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia etj. Gjatë panarit do të ketë edhe forume, prezantime si edhe takime B2B me aktorë të rëndësishëm të këtij tregu.

Më shumë detaje mbi edicionin e dytë të këtij panairi mund të gjeni në linkun: https://expocity.al/…/mediterranean-tourism-fair/fotografi/… , ndërkaqpër më tepër informacione rreth organizimit për pjesën e Kosovës mund t’iu drejtoheni Drejtorisë së Turizmit dhe të Zhvillimit Ekonomik, si dhe Shoqatës së Turizmit Shtak/Kata (organizator për pjesën e Kosovës).