Republika e Kosoves

Prizren

Komunitetet edhe këtë vit i përkrahim me material ndërtimor për të siguruar banim kualitativ

2020/09/11 - 8:31

Zyra për Komunitete dhe Kthim ka shpallur listën preliminare të përfituesve të “Materialit ndërtimor për vitin 2020”.

Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit dhe me anë të poentimit të aplikuesve sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.

Listën preliminare të përfituesve mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/09/Lista-preliminare-e-perfituesve-per-materialin-ndertimor-per-vitin-2020.pdf

Aplikuesit e pakënaqur mund t’i paraqesin ankesat e tyre në sportelin e kërkesave në objektin e Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, deri më datën 17.09.2020.