Republika e Kosoves

Prizren

Konkurs për bursa të ofruara nga International Business College Mitrovica (IBC-M)

2020/07/21 - 3:01

International Business College Mitrovica ofron mbështetje financiare në formë të dy bursave të plota për nivelin Bachelor dhe një bursë të plotë për nivelin Master për Komunën e Prizrenit për vitin akademik 2020/2021 duke filluar nga muaji tetor 2020.

 Bursat do të mbulojnë tërë kohëzgjatjen e studimeve në nivelin Bachelor për 3.5 vite dhe në nivelin Master për 2 vite.

 Kriteret për aplikim dhe dokumentacionet e nevojshme mund të gjeni në:Thirrje per bursa

 Kurse formularin për aplikim e gjeni këtu:Formulari per aplikim per bursa

 Konkursi mbetet i hapur deri më 04.08.2020.

 Aplikacioni i plotësuar dhe dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen tek sporteli i kërkesave, kati përdhesë, Objekti i Administratës, Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 15:00.