Republika e Kosoves

Prizren

KONKURSI PËR “ZAMBAKUN E PRIZRENIT 2020”

2020/06/24 - 1:50

”Zambaku i Prizrenit 2020” hap konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin 31-të festivalit, i cili do të mbahet në fund të muajit gusht të këtij viti.

 Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion, i cili këtë vit do të zgjasë tre ditë.

 Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur deri më 24 Korrik 2020.

 Informatat e hollësishme në lidhje me kushtet dhe rregullat për konkurrim mund t’i gjeni në këtë link Konkursi Zambaku 2020