Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës Mytaher Haskuka priti ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi dhe nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës znj. Anuela Ristani

2020/09/16 - 6:33

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Unionin e Bashkive Shqiptare, në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren sot kanë bërë hapjen e Muzeut Lëvizës – “Tirana vjen tek ti”.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka priti në takim miqësor ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare, Andriola Kambo.

Pas hapjes së muzeut, kryetari Haskuka së bashku me delegacionin e Tiranës vizituan edhe Panairin e Artizanateve në qytet, Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve si dhe çerdhen publike “11 marsi” në Prizren.

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” i mirëpret vizitorët e tij në “Sheshin e Lidhjes”, sot deri në orën 22:00.