Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës viziton dhe uron institucionet që punojnë edhe gjatë festës së vitit të ri 2021

2021/01/03 - 8:34

Përderisa të gjithë ne festojmë në shtëpi, pranë familjeve tona, ka disa “heronj” që punojnë pa pushuar për ne, për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi.
Me rastin e shënimit të festës së Vitit të Ri, sot si shenjë falënderimi për punën e tyre të palodhshme, vizitova stafin e Urgjencës, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe të laboratorit të saj, të cilët gjatë gjithë vitit 2020, që ishte sfiduese për të gjithë ne, ishin në krye të detyrës për mbrojtjen e shëndetit tonë kundër virusit Covid-19 dhe sëmundjeve tjera.
Po ashtu, për t’iu uruar festën dhe për t’i falënderuar, sot vizitova edhe zjarrfikësit e Komunës së Prizrenit dhe Policinë e Kosovës, të cilët së bashku me inspektorët komunalë, kanë punuar 24 orë për sigurinë e qytetarëve të qytetit tonë.
Ju paçim përherë!
Urime Vitin e Ri!