Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës z. Mytaher Haskuka emëron drejtorin e ri të arsimit

2019/05/15 - 1:20

Drejtori Skender Susuri nga sot nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë Komunale të Arsimit. Në konferencën e organizuar për shtyp nga kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori Skender Susuri, u njoftua opinioni për largimin e këtij të fundit nga detyra të cilën e mbante që nga janari i vitit të kaluar.

Kryetari Haskuka me këtë rast falenderoi drejtorin Susuri për kontributin e dhënë, duke i përmendur sukseset e deritashme të Drejtorisë Komunale të Arsimit, ndërkaq drejtori Susuri falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit.

Në konferencë gjithashtu u bë e ditur se drejtor i ri i Drejtorisë Komunale të Arsimit do të jetë Gani Germizaj.