Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës z. Mytaher Haskuka priti në vizitë zyrtare ambasadorin e Shqipërisë!

2018/01/23 - 9:23

Sot për vizitë në komunën tonë, patëm ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi.

Takimi u kthye në një takim të frytshëm pune ku u dakorduam për projekte kulturore dhe organizime të përbashkëta duke marrë parasysh që sivjet është 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Po ashtu biseduam për një sërë projektesh për bashkëpunim ekonomik me prioritet në zhvillimi e turizmit dhe bujqësisë. U pajtuam me ambasadorin që Prizreni mund të jetë komuna ku mund të bëjmë takime të përbashkëta ndërmjet komunave të Prizrenit, Gjakovës, Tetovës, Kukësit, Tropojës dhe Hasit, për të zhvilluar projekte të përbashkëta zhvillimore.