Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, me Eurodeputetin, Romeo Franz, vizituan Shkollën Fillore “Mati Logoreci”

2022/11/04 - 8:47

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit.

Kryetari Totaj, së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj dhe me Eurodeputetin Romeo Franz, të shoqëruar me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica dhe Enis Kervan vizituan klasat me nxënës rom në Shkollën Fillore “Mati Logoreci” në Prizren.

Me këtë rast, z. Franz tha se Komuna e Prizrenit e ka ngritur në një nivel tjetër respektimin e të drejtave të pakicave dhe është shembull jo vetëm për komunat tjera të Kosovës, por, edhe për rajonin dhe shumë shtete të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kjo arritje do të publikohet për të treguar se sa është aktive Komuna e Prizrenit në shfrytëzimin e jashtëzakonshëm të potencialit të pakicave.

Ai, potencoi se ky shembull i Kryetarit Shaqir Totaj promovon gjithë Kosovën, gjë të cilën shumë shtete të BE-së nuk e aplikojnë në këtë nivel – diskriminimi është zero në Prizren –tha z. Franz.

Kryetari falënderoi të pranishmit duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të jemi të barabartë dhe këtë Komuna e Prizrenit do të përpiqet ta sigurojë me të gjitha mekanizmat konform ligjeve në fuqi.