Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në “Promovimin e Diversitetit dhe Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit

2022/11/04 - 9:00

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në “Promovimin e Diversitetit dhe Gjuhës Rome në Komunën e Prizrenit” ku, përmes mbledhjes solemne, u zyrtarizua gjuha rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë.

Kryetari Totaj, fillimisht, falënderoi asamblistët për përkrahjen e kësaj iniciative!

Me këtë rast Kryetari Totaj potencoi se diversiteti është vlerë e Prizrenit.

“Jam krenar me këtë qytet që është mozaik me shumë ngjyra dhe këtë duhet së bashku ta shfrytëzojmë për promovim të Prizrenit që jeton në paqe, në çdo aspekt” – tha Kryetari.

Kryetari Shaqir Totaj theksoi se komuniteti rom është shembull për angazhimin e madh për arritjen e qëllimeve dhe ndikimit në gjithë shoqërinë për respektimin e të drejtave të të gjithëve, gjë të cilën Komuna e Prizrenit e ka prioritet.