Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

2022/11/24 - 6:24

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale të shteteve tona.

Me këtë rast, u diskutua për projekte konkrete të përbashkëta, me theks të veçantë zhvillimin e arsimit në Komunën e Prizrenit – për një mundësi të shkëmbimit të studentëve, të cilët sipas Ambasadorit Nissinen, potenciali human dhe intelektual i rinisë kosovare është jashtëzakonisht i lartë dhe kreativ.

Gjithashtu, të dyja palët u pajtuan për intensifikimin e takimeve të përbashkëta dhe bazuar në përvojën politike që z. Nissinen ka në arenën ndërkombëtare, do të shërbej për përmirësimin e qeverisjes lokale dhe për shërbimin dinjitoz ndaj qytetarëve të Komunës së Prizrenit.