2023/01/18 - 4:34
Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan sot disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.
Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore.