Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, zhvilloi takim me përfaqësuesit e ARDP-së

2022/11/24 - 4:05

I shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, Kryetari Shaqir Totaj, zhvilloi sot takim me Drejtoreshën e Projektit ARDP, Arlinda Kazazi Arënliu, e shoqëruar me përfaqësues të ARDP-së: Avdullah Nishori, Laura Gjakova dhe Ilire Mehmeti; si dhe me Shefin e Divizionit të Ujitjes në MBPZHR, Bali Lestrani, për t’u njoftuar me zhvillimet dhe përgatitjet që janë duke u bërë për vazhdimin e investimeve në sektorin e ujitjes në Komunën e Prizrenit, të cilat do të financohen nga fondet IPA 2020 të BE-së.

Deri më tani investimet në sektorin e ujitjes janë kryer në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ARDP, financuar nga Banka Botërore dhe janë implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.