Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj, ka vizituar punimet që po realizohen për ndërtimin e objektit të QKMF-së në ITP

2024/02/12 - 6:52

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit vëzhguan sot nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e QKMF-së së re, në ambientet e ish kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren.
Ky objekt, me rreth 1.500 metra katrorë, është një projekt modern si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit si dhe do të ofroj hapësirë të mjaftueshme parkimi për pacientët.