Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me përfaqësuesit e KFOR-it shqiptar dhe italian

2024/06/28 - 9:38

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me përfaqësuesit e KFOR-it shqiptar dhe italian të cilët po e promovojnë shkëmbimin e universiteteve “Ukshin Hoti” në Prizren, “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe “Haxhi Zeka” në Pejë si dhe Komunat e Kosovës Perëndimore.

Me këtë rast, të gjitha palët bien dakord ta krijojnë, ta rrisin ndërgjegjësimin dhe ta zhvillojnë programin “Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm” për promovimin dhe përmirësimin e kapacitetit turistik të rajonit.

Objektivi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit, zbatimi dhe kultivimi i një turizmi të qëndrueshëm e program zhvillimi që përmes zbatimit të burimeve njerëzore, kërkimit dhe inovacionit mund ta përmirësojë turizmin në Kosovën Perëndimore me një vizion të përbashkët.

KFOR-i, për këtë program, ka vënë në dispozicion edhe hapësirën në Kampin Ushtarak Italian (CVI) në Pejë.