Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj priti në takim deputetin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, nga komunitetit rom, Veljko Kajtazi

2024/07/02 - 12:41

Kryetari Shaqir Totaj priti sot deputetin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, nga komunitetit rom, Veljko Kajtazi, së bashku me bashkëpunëtorë e këshilltarë si dhe kryetaren e Këshillit të Romëve “Kali Sara” në Kroaci.
Me këtë rast shkëmbyen përvojat në aspektin e respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe u njohën me arritjet e romëve në Kosovë, respektivisht në Prizren si dhe në Kroaci. Ky takim është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes komuniteteve dhe për ta rritur pjesëmarrjen e romëve në jetën shoqërore dhe politike.