Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj priti në takim konsulentët e huaj, ku bënë vlerësimin final të projektit të lansuar kohë më parë “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” (SLCA)

2024/07/02 - 12:37

Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot takim me konsulentët e huaj, ku bënë vlerësimin final të projektit të lansuar kohë më parë “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” (SLCA), i cili synon t’i zvogëlojë emetimet e gazeve serrë dhe të kontribuojë në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër.

Projekti është realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Kosovë dhe Komunat e Prizrenit.

#UNDP #ADA #SLCA