Kryetari Shaqir Totaj priti në takim Shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz
2023/03/17 - 4:38
Kryetari Shaqir Totaj priti sot Shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, në një takim të frytshëm, ku u diskutua për marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunime në fushën e kulturës e të sportit.
Kryetari Totaj shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Luksemburgut dhe mbështetjen në projekte të ndryshme të Komunës së Prizrenit.