2023/03/17 - 8:59
Kryetari Shaqir Totaj, takoi sot zyrtarët e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) si donator të projektit “Fuqizimi i Veprimit Lokal mbi Klimën” dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) si implementues i këtij projekti, ku u prezentuan rezultatet dhe aktivitetet në vazhdim e sipër.
Fuqizimi i Veprimit Lokal mbi Klimën ka për qëllim ta mbështet Komunën e Prizrenit dhe të Suharekës në tranzicionin drejt zhvillimit me emetim zero përmes katër rezultateve:
– Fuqizimi i kapaciteteve lokale,
– Shfrytëzimi i kapaciteteve lokale për të zbatuar veprime zbutëse ndër-sektoriale dhe të përgjegjshme ndaj gjinisë në zonat rurale dhe urbane,
– Avancimi në nivel komunal i tranzicionit të gjelbër përmes promovimit të financimit inovativ,
– Tranzicion i përshpejtuar drejt sistemeve ushqimore më të qëndrueshme në komunat e Prizrenit dhe Suharekës.
Të trija palët në takim, Komuna e Prizrenit, ADA dhe UNDP-ja u zotuan për vazhdimin e mëtutjeshëm të projektit dhe aktiviteteve, me mundësi të dizajnimit të projekteve të reja dhe mënyrave financuese për implementimin e këtyre projekteve me fokus në Agjendën e Gjelbër.