Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj priti në takim Miriam Pikaar nga Caritas Europa dhe përfaqësuesit e Caritas Kosova, Alfred Pjetri, Pal Baftijaj e Orhan Miftari

2022/09/23 - 1:56

Krahas bashkëpunimit të mirë e të vazhdueshëm me “Caritas”, u diskutua për zgjerimin e aktiviteteve, në veçanti për ruajtjen dhe trajtimin dinjitoz të qytetarëve në përgjithësi.
Me këtë rast, u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit, përmes projekteve të përbashkëta, që t’i dilet në ndihmë personave në nevojë në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.
Aktualisht, Komuna dhe “Caritas” operojnë përmes projekteve të arsimit dhe shëndetësisë, por, në të ardhmen do të shqyrtohen mundësitë për ngritjen e kapaciteteve edhe në kulturë dhe sport.