Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari z. Shaqir Totaj i fton në takim falënderimi bashkëatdhetarët e komunës sonë 

2021/12/29 - 10:59

Të dashur bashkëatdhetarë,
Vendimi juaj për t’i kaluar ditët e festave të fundvitit me familjet tuaja në Kosovë, tregon sa e doni dhe e çmoni vendin tuaj Kosovën, ndaj në pamundësi për t’iu takuar secilin veç e veç, kam kënaqësinë dhe ju ftoj nesër në një takim falendërimi në Shtëpinë e Bardhë, nesër e Enjte në orën 17 h!
Mirë se keni ardhur në Kosovë dhe urime Vitin e Ri 2022!
Paqit shëndet e gëzime në familjet tuaja!
Jeni të mirëpritur nesër (e Enjte) nga ora 17! Faleminderit