Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari z. Shaqir Totaj mbanë mbledhjen e parë me drejtorët e drejtorive komunale

2022/01/12 - 2:43

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, sot ka mbajtur takimin e parë me kabinetin e drejtorëve komunal, një ditë pas emërimit të tyre.

Kryetari Totaj, në këtë takim informues me drejtorët ka shpalosur para tyre proceset të cilat i presin ata ditëve në vazhim dhe ka kërkuar nga të gjithë të punojnë me përgjegjësi për interesin e përgjithshëm publik, të kenë transparencë në punën e tyre, komunikim me të gjithë akterët relevant, bashkëpunim dhe ndërveprim mes drejtorive dhe efektivitet në punët që e presin qeverisjen komunale.

Jam optimist për kabinetin e drejtorëve të sapo emëruar, prej të cilëve pres që të punojnë me dinjitet, integritet dhe të jenë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.

Ditëve në vazhdim pritet emërimi dhe i drejtorit të Inspektorateve dhe drejtorit të Ekonomisë dhe Financave.