Republika e Kosoves

Prizren

Kurs për përgatitje profesionale për tregun e punës

2020/07/02 - 5:20

“Your Job Kosova “, projekt i cili implementohet nga Caritas Kosova dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim,  fton të rinjtë e komunës së Prizrenit që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kursit profesional për saldim. Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e të rinjve nga mosha 15 deri në 30 vjeç dhe përgatitjen e tyre në tregun e punës.
Të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë duke kontaktuar në faqen Your Job Kosova në Facebook apo Instagram, apo përmes numrit të telefonit 049-388-183, ku do të informohen detajisht për mënyrën e aplikimit dhe të përzgjedhjes.
Koha e aplikimit zgjat deri më 10 korrik 2020.