Republika e Kosoves

Prizren

Kurse për aftësime profesionale falas

2019/02/12 - 11:59

Së shpejti në komunën e Prizrenit do të fillojnë kurset për aftësim për zanate dhe punime dore si ato të Veshjes, Qëndisje me rruza në gjergjef, Paisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, paje nusesh etj), Djegie në Dru (PYROGRAPHY) dhe Reliev në letër.

Falenderojmë Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Qendrën e Kurseve të Aftësimit Profesional në Konya (KOMEK) për mbështetjen e ofruar për organizimin e këtyre kurseve.

Aplikimi për kurset do të pranohet në zyret e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik pranë Komunës së Prizrenit si dhe në e-mailin: dtzhepz@gmail.com