Republika e Kosoves

Prizren

Mbledhja e XIV-të e Kuvendit do të mbahet më 28 shkurt

2019/02/20 - 5:52

Në bazë të nenit 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 35, paragrafit 2, të Statutit të Komunës, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, thërret mbledhjen e rregullt të XIV-të (katërmbëdhjetë), të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 28 shkurt 2019 (e enjte), në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00.

Rendin e ditës të propozuar për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/02/Rendi-dites-28.02.2019.pdf