Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i komunës mbanë mbledhjen e gjashtë të rregullt për vitin 2019

2019/07/19 - 9:24

Mbledhja filloi me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe miratimin e Rendit të Ditës për këtë mbledhje, ndërkaq më pas u shtruan pyetje të ndryshme nga ana e kuvendarëve, për të cilat u përgjigjën drejtuesit e ekzekutivit komunal.

Pas pyetjeve të shumta të kuvendarëve dhe diskutimit për çështje të ndryshme të Komunës, u shqyrtuan këto pika të Rendit të Ditës:

-. Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit në Komunën e Prizrenit (u miratua);
-. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Komunale për transparencë (u miratua);
-. Propozim-vendimi për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore” (u miratua);
-. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit’ (u miratua);
-. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e çmimit-dekoratës “Remzi Ademaj” për dëshmorët e Komunës së Prizrenit (u miratua);
-. Informatë për përfundimin e vitit shkollor;
-. Propozim-vendimi për lejimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore (u miratua);
-. Propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e rregullores 01/2019 të Kuvendit të Komunës për taksat, tarifat, ngarkesat dhe gjobat nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale nr.001/011-46063 të datës 28 mars 2019 (u miratua);