Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i komunës sot mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

2020/11/20 - 9:19

Mbledhja filloi me miratimin e procesverbalit të datës 31.08.2020, 10.09.2020, 30.09.2020 dhe miratimin e rendit të ditës të rekomanduar nga Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë mbledhje, ku rendit të ditës iu shtuan edhe pikat “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për rastet e veçanta (KEDS-it)” dhe “. Rishqyrtimi i vendimit Nr. 001/011-103897, për vënien në shqyrtim publik të hartës zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) 2020-2028”.

Pas pyetjeve dhe ngritjes së çështjeve të ndryshme nga ana e kuvendarëve, mbledhja vazhdoi me këtë rend dite:

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2021 si dhe parashikimi për vitet 2022 dhe 2023; (nuk u miratua).

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për rastet e veçanta (KEDS-it); (u miratua)

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore pěr tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021; (u miratua)

– Informatë mbi ndarjen e Subvencioneve të ndara nga DPMS-ja, DKRS-ja;

– Raporti i punës i Zyrës – Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi giinore;

– Informatë reth raportit të realizimit të buxhetit të Komunës së Prizrenit për periudhën janar-qershor dhe janar-shtator 2020;

– Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për vitin 2019;

– Rishqyrtimi i vendimit Nr. 001/011-103897, për vënien në shqyrtim publik të hartës zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) 2020-2028; (u miratua)

– Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike (pikë e ri-emërtuar) (u miratua)