Republika e Kosoves

Prizren

Kuvendi i komunës thërret mbledhje të jashtëzakonshme 

2020/05/27 - 4:27

Në bazë të nenit 44, paragrafit 1 dhe 2, lidhur me nenin 43, paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2 të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit Komunal thërret Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet më 29 maj 2020 (e premte).
Për shkak të kushteve pandemike, kjo mbledhje do të mbahet tek shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar në orën 10:00.
Për punën e kësaj mbledhjeje do të jetë ky rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave për bizneset në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë (6) mujore (mars-gusht 2020) për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i memorandumit për mbështetje financiare për Strehimoren e grave dhe fëmijëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë (PKVEE) 2019-2021
Thirrjen për këtë mbledhje e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/05/Rendi-i-dites-29.05.2020.pd