Republika e Kosoves

Prizren

Lidhja e Prizrenit na obligon që të punojmë shumë dhe t’i mbrojmë interesat e kombit tonë

2021/06/10 - 6:17

Kryetari i komunës z. Mytaher Haskuka së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku dhe zëvendës komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi për nder të 143 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, vendosën lule në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila ka një rëndësi të papërshkruar në historinë e kombit tonë.
Më 1878, rreth 34 vite para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe 130 vite para pavarësisë së Kosovës, u bë përpjekja e parë e 300 burrështetasve tanë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, të cilët e themeluan këshillin qendror që i formoi komisionet dhe qeverinë e parë shqiptare, që funksionoi deri në vitin 1881.
Në këtë aspekt, edhe ne si pasardhës të këtyre delegatëve, duhet të punojmë bashkërisht, me të njëjtin qëllim, për t’i mbrojtur interesat e kombit shqiptar