Republika e Kosoves

Prizren

Lista preliminare e përfituesve në thirrjen publike për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

2020/06/08 - 6:10

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur listën preliminare të përfituesve për përkrahje në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.

Në fushën e sportit janë shpallur 25 përfitues, në fushën e rinisë 16 përfitues, ndërsa në fushën e kulturës e cila ishte e ndarë me thirrje në dy lote (Lot I dhe II) janë shpallur gjithsej 69 përfitues.

Lista preliminare e përfituesve në rini dhe sport: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/06/dkrs-sport-rini-08.06.2020-lista.pdf
Lista e përfituesve në kulturë: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/06/Lista-e-perfituesve-te-sub-2020-kulture-llot-I-dhe-II.pdf

Palët e pakënaqur nga kjo listë preliminare, mund të ushtrojnë ankesë duke u drejtuar Komisionit të ankesave në kuadër të Drejtorisë, në afatin brenda 5 ditëve pas publikimit të vendimit.