Republika e Kosoves

Prizren

Lista preliminare e përfituesve nga projekti për meremetim të shtëpive

2020/06/25 - 2:24

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shpallur listën preliminare të përfituesve nga projekti për meremetim të shtëpive.

Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit dhe me anë të poentimit të aplikuesve sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.

Aplikuesit e pakënaqur mund të paraqesin ankesat e tyre duke i plotësuar dokumentet e nevojshme në sportelin nr.4, në objektin e administratës komunale, deri më 01.07.2020.

Këtu mund të gjeni listën preliminare e përfituesve të programit për meremetim të shtëpive: Lista e apli.per meremetim 2020