Republika e Kosoves

Prizren

MANIFESTIMI 31-të I FESTIVALIT “ZAMBAKU I PRIZRENIT” ORGANIZOHET PA PREZENCËN E PUBLIKUT

2020/07/27 - 2:38

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Emilia Redzepi në mbledhjen e mbajtur rreth mënyrës së organizimit të manifestimit të 31-të Festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”, për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemis COVID 19 është vendosur që sivjet festivali të organizohet pa prezencën e publikut në bahçen “Kino Lumbardhi”.

Për shkak të masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, u vendos që ky manifestim i festivalit të mbahet pa publik me 5 shtator 2020 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në shumicën e  TV stacioneve vendore për të gjithë teleshikuesit.

DKRS-it gjithashtu ka zgjatur afatin për pranimin e këngëve konkurruese për festival, duke vendosur datën e fundit më 7 gusht 2020-të.

Ftojmë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës dhe muzikës së lehtë, të aplikojnë në konkurrim për pjesëmarrje në këtë manifestim.

Të gjithë qytetarët mund të votojnë online.