Republika e Kosoves

Prizren

Masa ndëshkuëse ligjore për bizneset që shesin produkte me skadencë përdorimi

2019/01/29 - 9:06

Inspektori sanitar në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e inspektoratit gjatë kontrollit të rregullt inspektues në kompaninë PPP “EPPA” me seli në magjistralen Prizren- Therandë në fshatin Lubizhdë, kanë hasur në artikuj ushqimorë me afat të skaduar.

Artikujt ushqimorë me afate të skaduara, të cilët ishin të destinuara për shitje në tregun kosovar, u asgjësuan në prezencë të inspektorit sanitar, bashkëpunëtorëve të inspektoratit dhe të pales, duke i dëmtuar paketimet me qëllim të mos shitjes së tyre.

Vlera totale e artikujve ushqimorë me afate të skaduara është 2935 €.

Përveç asgjësimit të artikujve, u ndërmorrën edhe masa sanksionuese konform ligjit të ushqimit.